Sistemi i klerimit të pagesave me vlerë të vogël – AECH

Banka e Shqipërisë ofron shërbimin e kleringut prej vitit 1997. Nëpërmjet këtij shërbimi ofrohet klerimi i çeqeve dhe i urdhërpagesave ndërbankare të iniciuara nga klientët.

AECH (Albanian Electronic Clearing House) është sistem i automatizuar i klerimit të pagesave me vlerë të vogël për vlera deri në 10 milionë lekë. Ky sistem është në përputhje me SEPA dhe klerimi i instrumenteve të pagesave kryhet në seanca klerimi. Rezultatet shumëpalëshe neto shlyhen në fund të çdo seance në sistemin AIPS. Sistemi AECH është plotësisht i integruar me sistemin AIPS për qëllime të shlyerjes automatike në të.

Sistemi AECH filloi funksionimin më 8 korrik 2005.

Në AECH marrin pjesë Banka e Shqipërisë dhe 12 banka tregtare si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë, si edhe Ministria e Financave si pjesëmarrës i tërthortë.

Sistemi AECH funksionon me 3 seanca klerimi:

Seanca e parë 09:00 - 10:30
Seanca e dytë 11:00 - 13:10
Seanca e tretë 13:40 - 15:10

Klerimi i çeqeve ndërbankare dhe personale realizohet nëpërmjet shkëmbimit fizik në seancat e kleringut që zhvillohen çdo ditë në orën 13:00 në Bankën e Shqipërisë.