Operacionet e Bankës së Shqipërisë

Operacionet e Bankës së Shqipërisë janë transaksionet që kryen Banka e Shqipërisë me bankat tregtare në tregun ndërbankar të parasë, në tregun valutor dhe në atë të titujve shtetërorë.

Banka e Shqipërisë:

  1. kryen operacione të rregullta të injektimit ose tërheqjes së likuiditetit në sistemin bankar
  2.  kryen veprime në tregun valutor, ajo pa cenuar regjimin e lirë të kursit të këmbimit
  3. organizon dhe merr pjesë në ankandet e emetimit të titujve shtetërorë si dhe blen ose shet këta tituj në tregun sekondar.