Statistika të sistemeve të pagesave

Banka e Shqipërisë grumbullon, përpunon dhe publikon, ndër të tjera, statistika mbi sistemet e pagesave dhe instrumentet e pagesave.

Nga pikëpamja e funksionit mbikëqyrës të sistemeve të pagesave, nevoja për informacion sasior dhe cilësor paraqitet tejet e rëndësishme për kryerjen e vlerësimeve në shërbim të garantimit të sigurisë dhe efikasistetit.

Për më shumë, nga këndvështrimi i reformatorit, krijimi dhe zgjerimi i të dhënave statistikore të disponueshme, mbështet jo vetëm aktivitetin kërkimor të Bankës së Shqipërisë në lidhje me zhvillimin e tregut, por dhe atë të iniciativave private.

Ndërsa në përmbushje të funksionit të operatorit, Banka e Shqipërisë duke ndjekur praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare, publikon statistika dhe informacione në lidhje me sistemet e operuara me qëllim që pjesëmarrësit aktualë, por dhe ata potencialë të analizojnë rreziqet dhe potencialet e tyre në aktivitetin e sistemit.