Roli i mbikëqyrjes

Banka e Shqipërisë licencon, rregullon dhe mbikëqyr këto institucione financiare:

  • Bankat
  • Subjekte financiare jobanka, që ofrojnë shërbime të tilla si këmbimi valutor, mikrokredi, faktoring, qira financiare, transferta dhe pagesa, etj.
  • Shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre
  • Zyrat e këmbimit valutor

Për institucionet e licencuara prej saj, Banka e Shqipërisë zbaton mbikëqyrjen e bazuar në rrezik që do të thotë se u kushton vëmendje të veçantë institucioneve, shërbimeve dhe produkteve financiare më të rëndësishme për tregun dhe konsumatorin.