Qarkullimi i parasë

Si autoriteti emetues i monedhës kombëtare, Banka e Shqipërisë ruan besimin e publikut në monedhën kombëtare, duke garantuar integritetin e parasë në qarkullim.

Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë ka miratuar disa akte që përcaktojnë detyrimet dhe kriteret që trajtuesit e kartëmonedhave duhet të përmbushin gjatë kontrollit të kartëmonedhave për vërtetësi dhe përshtatshmëri, si dhe për trajtimin e kartëmonedhave të dyshuara si të falsifikuara.