Misioni dhe politika të mbikëqyrjes

Banka e Shqipërisë, si autoriteti mbikëqyrës i bankave dhe i subjekteve të tjera të licencuara prej saj:

  • siguron ruajtjen e shëndetit financiar të tyre, të stabilitetit financiar në vend, parandalimin e krizave si dhe mbrojtjen e depozituesve
  • monitoron zhvillimet në treg dhe rekomandon masat e nevojshme
  • nxit disiplinën e tregut, duke kërkuar rritjen e transparencës për produktet dhe shërbimet bankare e financiare
  • ndikon në zhvillimin e një konkurrence të ndershme dhe trajtim të barabartë të tyre

Për të arritur këto objektiva, Banka e Shqipërisë përdor dy instrumente kryesore: rregullimin dhe mbikëqyrjen. Rregullimi vendos standarde dhe politika që përcaktojnë funksionimin e subjekteve. Ndërsa, mbikëqyrja vlerëson nëse subjektet e licencuara kanë ndjekur standardet dhe politikat e vendosura nga Banka e Shqipërisë.