Komiteti Kombëtar i Sistemit të Pagesave

Komiteti Kombëtar i Sistemit të Pagesave

Komiteti Kombëtar i Sistemit të Pagesave (KKSP) është krijuar bazuar në rregulloren "Për organizimin dhe funksionimin e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave" miratuar me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 37, datë 25.06.2014, bazuar në nenin 3 të ligjit nr. 133, datë 29.04.2013 "Për Sistemin e Pagesave".

Komiteti Kombëtar i Sistemit të Pagesave (KKSP) është krijuar bazuar në rregulloren "Për organizimin dhe funksionimin e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave" miratuar me vendimin 37/2014.

Komiteti ka si qëllim që nëpërmjet veprimtarisë së tij, të mbështesë dhe të kontribuojë në rritjen e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe efikasitetit të sistemit kombëtar të pagesave në Shqipëri, në përmbushje të objektivit ligjor të Bankës së Shqipërisë për të nxitur funksionimin normal të sistemit të pagesave.

Krijimi i Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave është bazuar në praktikat më të mira të Bashkimit Evropian në fushën e pagesave, si dhe në nevojat dhe specifikat e tregut vendas. Komiteti është një entitet me karakter strategjik, konsultues dhe komunikues, vendimet e të cilit kanë për objektiv mbështetjen e veprimtarisë së institucioneve pjesëmarrëse në fushën e pagesave.