Statistikat

Banka e Shqipërisë është prodhuese dhe përdoruese kryesore e statistikave financiare të Shqipërisë. Ajo prodhon statistika në funksion të proceseve dhe organeve vendimmarrëse si dhe kryen funksione statistikore në shërbim të publikut, duke u konsideruar një nga agjencitë kombëtare të statistikave dhe burim i rëndësishëm statistikash për publikun shqiptar dhe të huaj.

Banka e Shqipërisë harton statistika monetare, financiare, statistika të sektorit të jashtëm si dhe blloqe të tjera treguesish statistikorë bazuar në mandatin e saj ligjor. Ky sistem informacioni statistikor i shumëllojshëm formon bazën empirike kryesore për procesin e vendimmarrjes së politikës monetare dhe vlerësimit të stabilitetit dhe rreziqeve të sektorit financiar.
Banka e Shqipërisë bashkëpunon me Institutin e Statitistikave (INSTAT) në përmbushje të detyrave të saj në nivel kombëtar. Në këtë kuadër, dy institucionet kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi në vitin 2016, duke zyrtarizuar kështu bashkëpunimin e tyre afatgjatë.

seri kohore

Kontakto

    Departamenti i Statistikave Financiare;
    Banka e Shqipërisë,
    Sheshi Skënderbej Nr. 1,
    Tiranë, Shqipëri

    E-mail: statistics@bankofalbania.org 

Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu