Tregjet

Në funksion të zbatimit të politikës monetare, Banka e Shqipërisë kryen operacione në tregun ndërbankar të parasë, tregun valutor dhe tregun e titujve shtetërorë.

Banka e Shqipërisë:

  • kryen operacione të rregullta të injektimit ose tërheqjes së likuiditetit në sistemin bankar
  • kryen veprime në tregun valutor pa cenuar regjimin e kursit të këmbimit
  • organizon dhe merr pjesë në ankandet e emetimit të titujve shtetërorë
  • blen ose shet në tregun sekondar këta tituj në funksion të administrimit të likuiditetit të sistemit bankar

Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu