Politika e privatësisë

Banka e Shqipërisë siguron përdoruesit e faqes së internetit se është e përkushtuar në zbatimin me rigorozitet të detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Të dhënat që sigurohen nga përdorimi i cookies kur vizitoni faqen e Bankës së Shqipërisë, përdoren vetëm për qëllime statistikore dhe studimore dhe bëjnë të mundur vetëm identifikimin e sa vijon:

  • Adresa IP e përdoruesit;
  • Informacione personale te përdoruesit si ID, emri ose adresën e email-it, por vetëm ne rastin se përdoruesi i ke përdorur kredencialet e tij.
  • Evidentimi i aktivitetit ose veprimtarive te përdoruesit.

Të dhënat personale të përdoruesve të faqes së internetit të cilët plotësojnë seksionin përkatës për rezervimin e vizitës së tyre në Muzeun e Bankës  së Shqipërisë, do të përdoren vetëm për qëllimin e mundësimit të vizitës dhe do të trajtohen në përputhje me legjislacionin përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale.