Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues tregojnë se standardet e kredisë dhënë bizneseve janë
shtrënguar lehtësisht gjatë tremujorit të dytë të vitit 2012, ndërkohë që standardet e kredisë dhënë
individëve kanë mbetur të pandryshuara. Standardet kanë ngelur të pandryshuara si për kredinë dhënë
konsumatorëve për blerje banese, ashtu edhe për financimin e konsumit. Ndërsa, për bizneset, standardet
janë shtrënguar kryesisht për kredinë dhënë ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe, sipas qëllimit të
përdorimit, kryesisht për kredinë e dhënë për financimin e investimeve. Bankat kanë mbajtur pothuaj të
pandryshuara standardet e kredisë për ndërmarrjet e mëdha dhe për kredinë e dhënë për financimin e
kapitalit qarkullues.