Analiza VBBK dhjetor - 2022

Analiza VBBK dhjetor - 2022
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 09.01.2023
Data e shtypjes: 09.01.2023
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i bizneseve dhe i konsumatorëve
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi rritje me 2.7 pikë në muajin dhjetor. Niveli aktual i tij, 105.7 pikë, u rrit për të dytin muaj me radhë (Grafik 1). Rritja e TNE-së reflektoi përmirësimin e besimit në të gjithë sektorët e biznesit, ku ndikimin më të madh e patën sektori i ndërtimit dhe i industrisë. Paralelisht me to, treguesi i besimit të konsumatorëve vijoi përmirësimin edhe në këtë muaj (Grafik 2).