Dokumenti i Politikës Monetare 2015

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 28.01.2015
Data e shtypjes: 28.01.2015
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Dokumenti i Politikës Monetare
Ky dokument përshkruan strategjinë e politikës monetare - parimet kryesore mbi të cilat mbështetet hartimi dhe zbatimi i politikës monetare në Bankën e Shqipërisë - si dhe paraqet kanalet kryesore të komunikimit të saj. Dokumenti zbërthen në terma konkretë dhe transparentë objektivin kryesor të Bankës së Shqipërisë, si dhe kuadrin teorik e operacional të hartimit e zbatimit të politikës monetare. Dokumenti i Politikës Monetare është hartuar në vazhdim të atij për periudhën 2012-2014. Në linjat kryesore, strategjia e politikës monetare ruan parimet dhe praktikat e ndjekura prej Bankës së Shqipërisë gjatë viteve të fundit. Ajo është pasuruar me elementë të rinj në procesin e analizës dhe të parashikimit, në përputhje me praktikat më të fundit ndërkombëtare në fushën e politikës monetare dhe në përputhje me zhvillimin e ekonomisë dhe të tregut financiar shqiptar. Publikimi i këtij dokumenti shërben për rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë së Bankës së Shqipërisë. Njëkohësisht, ai shërben për ankorimin e pritjeve të agjentëve ekonomikë drejt objektivit të synuar të inflacionit prej 3.0%, duke ndikuar direkt në rritjen e efektivitetit të politikës monetare.