Analiza VBBK dhjetor - 2021

Analiza VBBK dhjetor - 2021
Data e prodhimit: 07.01.2022
Data e shtypjes: 07.01.2022
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i bizneseve dhe i konsumatorëve
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi rritje me 0.9 pikë (në nivelin 109.0) në muajin dhjetor 2021. Ndonëse treguesi është rritur për të dytin muaj radhazi, ritmet e rritjes kanë qenë më të ngadalta sesa ato të përjetuara
gjatë tremujorit të tretë (Grafik 1). Rritja e TNE-së në muajin dhjetor u përcaktua nga përmirësimi i besimit konsumator dhe i besimit në sektorët e industrisë, të shërbimeve dhe të tregtisë.