Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i bizneseve dhe i konsumatorëve
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) shënoi rënie të lehtë me 1.1 pikë në muajin maj, pas përmirësimit të dy muajve të mëparshëm. Megjithë rënien, niveli aktual i tij qëndron në nivele të larta, pranë maksimumit historik dhe rreth 13 pikë mbi mesataren afatgjatë (Grafik 1).