Përdorimi i Fondit për Ndërhyrje të Jashtëzakonshme

Banka e Shqipërisë mund të përdorë mjetet financiare të Fondit gjatë zbatimit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme për qëllimet e mëposhtme:

  1. për të garantuar aktivet ose pasivet e bankës në ndërhyrje të jashtëzakonshme, filialeve të saj, bankës urë apo të një shoqërie për administrimin e aktiveve;
  2. për t'i dhënë likuiditet bankës në ndërhyrje të jashtëzakonshme, filialeve të saj, një banke urë apo një shoqërie për administrimin e aktiveve;
  3. për të blerë aktivet e bankës në ndërhyrje t jashtëzakonshme;
  4. për të kontribuar në kapital dhe për të siguruar fondet e tjera të nevojshme për një bankë urë apo një shoqëri për administrimin e aktiveve;
  5. për t'i paguar kompensim aksionarëve ose kreditorëve;
  6. për t'i kompensuar bankës në ndërhyrje të jashtëzakonshme humbjet e pambuluara që lindin për shkak të përjashtimit të detyrimeve të pranuara të kreditorëve, të caktuara nga zbatimi i instrumentit të rikapitalizimit nga brenda;
  7. për të ndërmarrë ndonjë kombinim të veprimeve të përmendura në shkronjat "a" deri në "f";
  8. për të paguar kostot e arsyeshme të pësuara nga Autoriteti i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme në lidhje me zbatimin e instrumenteve apo kompetencave të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, nëse nuk bëhet kompensimi;
  9. për mbulimin e shpenzimeve për administrimin e Fondit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme;
  10. për shlyerjen e detyrimeve dhe huave të marra për plotësimin e fondit;
  11. për çdo pagesë dëmshpërblimi, sipas vendimit administrativ ose gjyqësor të formës së prerë.