Opinion mbi gjendjen e ekonomisë gjatë tremujorit të tretë 2007
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 27.11.2007
Data e shtypjes: 27.11.2007
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Vleresimi tremujor i gjëndjes ekonomike
Ekonomia shqiptare gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2007 ka shënuar ritme
pozitive rritjeje vjetore, ndërkohë që inflacioni i çmimeve të konsumit ka qenë
në nivele të ulëta për pjesën më të madhe të periudhës. Rritja ekonomike gjatë
këtij viti pritet të jetë rreth 6 për qind. Pavarësisht tendencës në rritje, inflacioni
mesatar vjetor gjatë periudhës janar-shtator ishte 2.7 për qind, duke qenë
mjaft pranë normës prej 3 për qind, të synuar nga politika monetare e Bankës
së Shqipërisë.