Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2016/I

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 10.02.2016
Data e shtypjes: 10.02.2016
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Ecuria e ekonomisë ka qenë në kahun e sipërm të pritjeve të Bankës së Shqipërisë gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2015, duke sjellë një rishikim për lart të rritjes ekonomike të pritur për gjithë vitin. Banka e Shqipërisë pret që aktiviteti ekonomik të shënojë ritme progresive rritjeje gjatë viteve të ardhshme të mbështetura nga normat e ulëta të interesit, nga rritja e besimit në ekonomi, dhe nga përmirësimi i burimeve të financimit. Ky zhvillim pritet të krijojë kushte për kthimin gradual të inflacionit në objektivin 3.0% brenda periudhës afatmesme. Kushtet monetare aktuale janë të përshtatshme për të siguruar përmbushjen e objektivit të inflacionit brenda këtij horizonti kohor. Me shqyrtimin e këtij raporti, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 1.75%. Intensiteti i stimulit monetar nuk do të dobësohet përgjatë vitit 2016 dhe kushtet monetare do të mbeten stimuluese në të dy vitet në vijim.