Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2021/IV

Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2021/IV
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 11.11.2021
Data e shtypjes: 11.11.2021
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare

Ekonomia shqiptare po vijon të rimëkëmbet nga goditjet e marra nga tërmeti dhe pandemia. Kjo ecuri vihet re në rritjen e vëllimit të aktivitetit ekonomik, në zgjerimin e punësimit dhe rritjen e pagave, në përmirësimin e bilanceve financiare të sektorit privat, si dhe në rritjen e qëndrueshme të kredisë bankare. Inflacioni erdhi në rritje gjatë tremujorit të tretë, duke pasqyruar në masën më të madhe, goditjet e ofertës. Me miratimin e këtij raporti, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 0.50%. Goditjet aktuale të ofertës do të kenë efekte kalimtare, ndërkohë që stimuli monetar aktual është i përshtatshëm për nxitjen e kërkesës dhe për rritjen e qëndrueshme të inflacionit drejt objektivit 3.0% në vitin 2022. Konfirmimi i këtyre pritjeve do të kërkojë reduktimin e stimulit monetar në tremujorët në vijim. Megjithatë, Banka e Shqipërisë do të mbetet e vëmendshme ndaj zhvillimeve të ardhshme për të vlerësuar qëndrimin e politikës monetare.

Përmbajtja