Raporti Tremujor i Politikës Monetare, Gusht 2015

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 12.08.2015
Data e shtypjes: 12.08.2015
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Aktiviteti ekonomik ka shënuar rritje në gjysmën e parë të vitit, por presionet inflacioniste kanë mbetur të ulëta. Inflacioni mesatar vjetor rezultoi 1.8% në tremujorin e dytë të vitit, duke qëndruar poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë. Presionet e ulëta inflacioniste vijojnë të përcaktohen nga rritja e ekonomisë nën potencial. Gjithashtu, ato janë ndikuar edhe nga niveli i ulët i inflacionit në tregjet partnere, si dhe nga pritjet e ulëta për inflacionin. Ndikimi i këtyre faktorëve do të vazhdojë të jetë i pranishëm në horizontin afatshkurtër, por inflacioni pritet të kthehet në objektiv brenda një afati të mesëm kohor. Në afat të mesëm, aktiviteti ekonomik i vendit pritet të qëndrojë në një trajektore rritëse, duke reflektuar kushtet e favorshme të financimit, reduktimin e primeve të rrezikut në vend dhe përmirësimin e aktivitetit ekonomik e financiar në Eurozonë. Në përputhje me këto parashikime, Banka e Shqipërisë vlerëson se kthimi i inflacionit në objektiv do të kërkojë ruajtjen e kahut lehtësues të politikës monetare lehtësuese edhe për disa kohë.