Raporti Tremujor i Politikës Monetare, Maj 2015

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 13.05.2015
Data e shtypjes: 13.05.2015
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare
Banka e Shqipërisë konstaton se ecuria e ekonomisë është përgjithësisht në përputhje me pritjet. Rritja ekonomike pritet të vijë në përmirësim gradual gjatë viteve në vazhdim, çka do të krijojë premisat e duhura për kthimin e inflacionit në objektiv brenda horizontit kohor të veprimit të politikës monetare. Kushtet monetare aktuale janë konsistente me arritjen e objektivit për stabilitetin e çmimeve. Për të bërë të mundur përmbushjen e skenarit bazë të parashikimeve ekonomike, por edhe për të adresuar balancën negative të rreziqeve, Banka e Shqipërisë gjykon se politika monetare do të vazhdojë të mbetet në kahun stimulues edhe për disa tremujorë.