BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimet e politikës monetare

Data e publikimit: 06.05.2026

 

Më 6 maj 2026,  Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

  • të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.5%;
  • të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.5%;
  • të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.5%.