Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i bizneseve dhe i konsumatorëve
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u rrit me 3.9 pikë në muajin maj, duke vijuar prirjen rritëse prej shtatë muajsh. Niveli i tij aktual (118.6) qëndron ndjeshëm (+18.6 pikë) mbi mesataren historike (Grafik 1).