GDDS

Si një përpjekje e përbashkët midis Bankës së Shqipërisë, Institutit të Statistikave dhe Ministrisë së Financave, Faqja Përmbledhëse e të Dhënave Kombëtare (NSDP) garanton statistika ekonomike, financiare dhe socio-demografike me përditësimet më të fundit për të gjitha agjencitë prodhuese të statistikave zyrtare në një faqe të vetme interneti.

NSDP-ja siguron akses publik në një gamë të gjerë statistikash, statistika ekonomike, financiare dhe socio-demografike duke përdorur Shkëmbimin e të Dhënave dhe Metadatave Statistikore (SDMX). Standardi SDMX mbështet operimin e sistemit të përmirësuar të shpërndarjes së të dhënave të përgjithshme (e-GDDS).

Të dhënat e paraqitura në këtë faqe përkojnë me të dhënat e përshkruara në Buletinin e FMN-së për Standardet e Shpërndarjes (DSBB). Për një shpjegim më të plotë të DSBB-së dhe standardeve statistikore në të cilat është angazhuar Shqipëria, jeni të lutur të vizitoni faqen e internetit DSBB Home Page.

Shqipëria është e përfshirë në Sistemin e përmirësuar të shpërndarjes së të dhënave të përgjithshme (e-GDDS), të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Faqja Përmbledhëse e të Dhënave Kombëtare (NSDP) gjendet në lidhjen http://instat.gov.al:8080/NSDPAlbania/.

Kontakto

    Departamenti i Statistikave Financiare;
    Banka e Shqipërisë,
    Sheshi Skënderbej Nr. 1,
    Tiranë, Shqipëri

    E-mail: [email protected]