Rregullore 26/2022 “Për miratimin e rregullores “Për strukturën dhe përdorimin e numrit ndërkombëtar të llogarisë së pagesës””

Tipi: Rregullore
Miratoi: Këshill Mbikëqyrës
Numer: 26
Data: 04.05.2022
Hyn në fuqi: 26.05.2022
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 11.05.2022
Kategoria: Sistemet e Pagesave
Departamenti: Departamenti i Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës

Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i strukturës së numrit ndërkombëtar të llogarisë së pagesës, i marrëdhënieve ndërmjet ofruesve të shërbimeve të pagesave të përcaktuar në nenin 3, pika 2 të ligjit “Për shërbimet e pagesave”, kur është e zbatueshme, me klientët e tyre në lidhje me krijimin, komunikimin, njohjen dhe përdorimin e numrit ndërkombëtar të llogarisë së pagesës në Republikën e Shqipërisë, si dhe i procedurave për kontrollin e vlefshmërisë së tij prej ofruesve të shërbimeve të pagesave.