10000 Lekë (seria e re)

 

ALB 10000 R CMJN 300
ALB 10000 V CMJN 300

 

Përmasat 160 mm x 72 mm
Ngjyra E kuqe
Hedhur në qarkullim 30 qershor 2021

Pamja e
përparme

Portreti i Asdrenit i vendosur në anën e majtë.

Tekstet: “BANKA E SHQIPËRISË”, “DHJETË MIJË LEKË”; “ASDRENI (Aleksandër Stavre Drenova) 1872 – 1947”

Pamja e
prapme

Simbolet figurative të flamurit kombëtar, vargu i himnit kombëtar “Rreth flamurit të përbashkuar me një dëshir’ e një qëllim”.

 

 

Elementet e sigurisë 

Emetimi i një serie të re kartëmonedhash Lek nevojitet pasi ato duhet të jenë të sigurta në çdo kohë. Teknologjia e prodhimit të kartëmonedhave është një fushë që zhvillohet vazhdimisht dhe falsifikatorët përpiqen ta zotërojnë atë. Seria e re e kartëmonedhave shqiptare është e pajisur me elemente të reja dhe më të sofistikuara sigurie.

Disa nga këto elemente, ato më të thjeshtat për t’u dalluar, tregohen në këtë faqe. Për një informacion më të detajuar, ju mund të konsultoni faqen mbi elementet e sigurisë, ku mund të mësoni si t’i kontrolloni, duke përdorur metodën, PREK, SHIKO dhe LËVIZ.

  • Zbulo elementet e sigurisë