500 Lekë

500 leke para
500 leke mbrapa
Përmasat 145 x 69 mm
Ngjyra E kaltër
Hedhur në qarkullim 14.07.1997 / 08.04.2002 / 16.02.2009 / 10.11.2017
Pamja e përparme Portreti i Ismail Qemalit (1844-1919), simboli i shqiponjës dhe pena me të cilën u firmos akti i pavarsisë dhe është emetuar në vitet 1996, 2001, 2007, 2015.
Pamja e prapme Ndërtesa ku u bë shpallja e pavarsisë, telegrafi me të cilin u përhap lajmi i shpalljes së pavarsisë dhe dhoma ku u morr vendimi.

Elementet e sigurisë për publikun

Shtypi i ngritur

Shtypi i ngritur

Shtypi i ngritur prodhon në efekt relievi në bojën e përdorur mbi kartëmonedhë. Me rrëshqitjen e gishtave përgjatë sipërfaqes së kartëmonedhës, prania e shtypit të ngritur mund të perceptohet tek imazhet kryesore në të dy anët e kartëmonedhës. Në anën e përparme, shtypi i ngritur dallohet në portret dhe në numrat e vlerës nominale të kartëmonedhës.

Elementët e njohjes nga të verbërit

Elementët e njohjes nga të verbërit

Kartëmonedhat shqiptare përmbajnë elemente për të ndihmuar të verbërit t’i dallojnë ato nga njëra tjetra. Ato janë elemente gjeometrikë të realizuar me teknika të shtypit të ngritur, të dallueshëm me anë të prekjes. Kartëmonedhat 500 Lekë identifikohet me 3 rombe.

Filli i sigurisë

Filli i sigurisë

Filli i sigurisë është i thurur në letrën e kartëmonedhës. Me shikim të lirë, në anën e përparme të kartëmonedhës filli shfaqet në sipërfaqe si vijë e gjerë dhe ndërprerë në ngjyrë argjendi, në të cilën shkruhet vlera nominale e kartëmonedhës. Duke e mbajtur kartëmonedhën kundrejt dritës, filli duket si një vijë e errët e pandërprerë, ku vlera nominale e kartëmonedhës paraqitet si shkrim i tejdukshëm ndaj dritës.

Filigrama (Figura Ujore)

Filigrama (Figura Ujore)

Filigrama është një element sigurie i realizuar në letrën e kartëmonedhës. Duke e mbajtur kartëmonedhën kundrejt dritës, rishfaqet portreti i kartëmonedhës.

Elementi i regjistrimit

Elementi i regjistrimit

Elementi i regjistrimit në kartëmonedhat shqiptare përfaqësohet nga një figurë e stilizuar e shqiponjës. Ky element është i shtypur në të dyja anët e kartëmonedhës dhe kur shihet kundrejt dritës duhet që të dyja figurat të përputhen saktësisht mbi njëra-tjetrën duke formuar një imazh të vetëm.

Imazhi i fshehur

Imazhi i fshehur

Imazhi i fshehur është një element sigurie i cili bazohet në efekte optike të shtypit të ngritur kundrejt dritës. Imazhi i elementit bëhet i dukshëm kur sipërfaqja e kartëmonedhës mbahet horizontalisht në nivelin e syrit kundrejt një burimi drite. Në kartëmonedhat shqiptare, imazhi i fshehur përmban vlerën nominale të kartëmonedhës.

Mikroteksti

Mikroteksti

Mikroteksti është shkrim me përmasa të vogla, qartësisht i lexueshëm me një lente zmadhimi. Në kartëmonedhat e vërteta, ky tekst duhet të duket i konfiguruar qartë.

Aplikacioni Albanian Money

Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu