Prerja 200 lekë

1
2

 

Prerja 200 Lekë: Është shtypur për herë të parë në vitin 1992 në Kinë. Në këto kartëmonedha janë vendosur firmat e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe të Drejtorit të Departamentit të Emisionit.

E njëjta prerje është rishtypur në vitin 1994 ( nga kompania "De La Rue"), me të njëjtat elemente sigurie, por ndryshojnë viti dhe firmat në kartëmonedhë, hedhur në qarkullim në datën 02.06.1994.

Është riprintuar në vitin 1996 (nga kompania "Tumba Bruk" Suedi) me elemete sigurie të përmirësuara, është hedhur në qarkullim në datën 11.07.1997.