10 Lekë ''Tirana 85-vjet kryeqytet, 1920-2005'', viti 2005, pa kurs ligjor
Vlera emërore | 10 Lekë |
Materiali | CuAl6Ni2 |
Pesha | 3.6 g |
Diametri | 21.25 mm |
Tirazhi | 100 000 |
Forma | e dhëmbëzuar |
Autori | Petraq Papa |
Vendi i prodhimit | Zyra e Monedhës Metalike/ Departamenti i Emisionit/ Banka e Shqipërisë. |
Faqe: Në qendër të monedhës paraqitet një pëllumb, që simbolizon paqen, nën të ka shkruar vlerën "10 LEKË". Në hark sipër ka të shkruar "Tirana, 85- Vjet Kryeqytet 1920- 2005".
Shpinë: Në qendër të monedhës, ravijëzohet varri monumental i Kapllan Pashës. Në hark sipër ka të shkruar "SHQIPËRI- ALBANIA", në hark poshtë ka të shkruar "2005."