50 Lekë “Apolonia”, viti 2019, pa kurs ligjor

Vlera emërore 50 Lekë
Materiali CuAl5Zn5Sn1
Pesha 12 g
Diametri 28 mm
Forma e dhëmbëzuar
Tirazhi 1000
Autori Petraq Papa

Shtypur

Royal Dutch Mint (RDM)


Faqe: Tre nimfa që kërcejnë rreth zjarrit të Nymfeut, frymëzuar nga monedha e kohës, Denari Apoloniat (44 – 27 p.e.s). Nimfat janë risjellë në qendër të kompozimit të stilizuara. Vendin e zjarrit të Nymfeut në këtë monedhë e zëvendëson linja horizontale, e cila e ndan atë në thuajse dy gjysma të barabarta. Në pjesën/gjysmën e poshtme të monedhës zë vend vlera emërore “50 Lekë”. Trajtimi i shkrimit të vlerës emërore është konceptuar në mënyrë të tillë që, përveç anës estetike, të krijojë edhe një raport të balancuar grafik (trashësia dhe ritmi i shkrimit) me nimfat në pjesën e sipërme. Në të dyja krahët e nimfave janë vendosur pika si motiv dekorativ që shoqëronte monedhat e asaj kohe, por edhe si plotësuese kompozicionale në të dyja krahët e nimfave. Vetë ngjyra e metalit të kësaj monedhe (metal i thjeshtë) sjell në sinkron të plotë një monedhë sa moderne aq edhe historike.

Shpina: Në pamjen pas të monedhës vend kryesor zë pjesa ballore e monumentit të Apolonisë, Odeoni (Buleuterions), me madhështinë e tij. Mbi të, me germa kapitale e me një tipografi sa moderne aq edhe klasike, shkruhet “APOLONIA”. Nën shkallët e Odeonit shkruhet viti i emetimit të monedhës “2019”, dhe nën të, në formë harkore, shkrimi “SHQIPËRI – ALBANIA”. Për një prezantim më estetik dhe për një mbyllje kompozicionale e sa më harmonike në tërësinë e saj, në të dyja krahët e Odeonit janë vendosur tre linja harkore të baraslarguara nga njëra-tjetra, të cilat përveç anës dekorative të kujtojnë edhe shkallët e një amfiteatri, duke bërë në të njëjtën kohë edhe plotësimin kompozicional të hapësirave boshe.