Rregullore 41/2019, ''Për shtesat makroprudenciale të kapitalit''

Tipi: Rregullore
Miratoi: Këshill Mbikëqyrës
Numer: 41
Data: 05.06.2019
Hyn në fuqi: 26.06.2019
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 11.06.2019
Kategoria: Politika makroprudenciale
Departamenti: Stabiliteti Financiar

Objekti i rregullores është të përcaktojë mënyrën e zbatimit të secilës prej shtesave makroprudenciale të kapitalit dhe të kombinimit të tyre. Shtesa makroprudenciale e kapitalit, sipas normave të shpallura të Bankës së Shqipërisë dhe afateve përkatëse, është secila nga shtesat e kapitalit, në kuadër të zbatimit të politikës makroprudenciale për shtesën konservuese të kapitalit (KONS); shtesën kundërciklike të kapitalit (KUNC); shtesën e kapitalit për bankat me rëndësi sistemike (SIST); dhe shtesën e kapitalit për rrezikun sistemin (STRUK).