Akte në proces konsultimi

Projekt-rregullore “Për shtesat makroprudenciale të kapitalit”  

Tipi: Rregullore e re
Objekti i aktit:  Në kuadër të përafrimit me standardet më të mira mbikëqyrëse në Bashkimin Evropian si dhe me qëllim parandalimin e rreziqeve sistemike dhe fuqizimin e rezistencës së sektorit financiar ndaj tyre, Banka e Shqipërisë synon zbatimin e disa amortizuesve të kapitalit për sektorin bankar shqiptar. Këta amortizues,  të njohur si “shtesat makroprudenciale të kapitalit”, për t’u dalluar nga shtesat e tjera të kapitalit që mund të zbatohen si pjesë e procesit mbikëqyrës, konsiderohen si instrumente kryesore të politikës makroprudenciale në përmbushjen e objektivave të saj. Projekt-rregullorja që paraqitet për konsultim, ofron bazën themelore rregullative për zbatimin e shtesave të mësipërme të kapitalit.
Projekti i aktit:  

Versioni I 

Versioni II pas konsultimit publik 

Data e paraqitjes së opinionit: Pas një periudhe të parë konsultimi disa mujore (që prej datës 23 korrik 2018), versioni i dytë i projekt-rregullores reflekton komentet e Shoqatës Shqiptare të Bankave, të datës 19 tetor 2018. Komentet për këtë version të fundit të projekt-rregullores mund të dërgohen në adresën elektronike public@bankofalbania.org, deri në datën 20 dhjetor 2018. Pas kësaj date, procesi i konsultimi do të konsiderohet i përfunduar.

Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu