Grupi Këshillimor i Stabilitetit Financiar

Grupi Këshillimor i Stabilitetit Financiar (GKSF) është krijuar në zbatim të përcaktimeve të nenit 30 të ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006 "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare". Anëtarët e GKSF-së janë Ministri i Financave (që kryeson mbledhjet e GKSF-së), Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Me ftesë të GKSF-së, në mbledhjet e tij mund të marrin pjesë edhe persona të tjerë.

GKSF-ja është një njësi këshilluese,  e cila, sipas nenit 30, pika 3 të ligjit të mësipërm, "asiston në ruajtjen, stabilitetin dhe zhvillimin e tregjeve financiare në Republikën e Shqipërisë".

Në muajin mars 2014, anëtarët e GKSF-së së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, miratuan ndryshimet në memorandumin e mirëkuptimit (të muaji shkurt 2012) në mënyrë që të fokusojnë dhe të mbështesin më mirë punën e GKSF-së në çështjet e stabilitetit të sistemit financiar. Në këtë kuadër, në vijim, puna e GKSF-së do të fokusohet në parandalimin dhe trajtimin e rreziqeve sistemike për sistemin financiar.

NJOFTIME PËR SHTYP TË MBLEDHJEVE TË GKSF (NË PDF):

Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu