100 Lekë ''135-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit'', viti 2013, pa kurs ligjor
Vlera emërore | 100 Lekë |
Materiali | Ag 900/1000 |
Pesha | 30 g |
Diametri | 38 mm |
Tirazhi | 1000 |
Forma | e dhëmbëzuar |
Autori | Petraq Papa |
Vendi i prodhimit | “Sunshine Minting Inc.”, SHBA. |
Faqe: Në qendër të monedhës ravijëzohet shqiponja e Kastriotëve dhe vlera emërore e kompozuar “100 Lekë”. Sipërfaqja e monedhës në krah të djathtë është mat, ndërsa pjesa tjetër e saj është e lustruar. Në hark ka të shkruar “LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT” si dhe vitet “1878-2013”.
Shpinë: Në qendër të monedhës ravijëzohet shtëpia muze ku është mbajtur Lidhja Shqiptare e Prizrenit së bashku me tre myshqeta (lloj pushke) që zvogëlohen në perspektivë, të cilat simbolizojnë bashkimin e të gjitha trevave shqiptare. Sipërfaqja e monedhës në krah të djathtë është mat, kurse pjesa tjetër e lustruar. Në hark në të majtë të monedhës ka shkrimin “SHQIPËRI- ALBANIA”, në të djathtë vitin “2013”.