100 Lekë ''135-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit'', viti 2013, pa kurs ligjor

Vlera emërore 100 Lekë
Materiali Ag 900/1000
Pesha 30 g
Diametri 38 mm
Tirazhi 1000
Forma e dhëmbëzuar
Autori Petraq Papa
Vendi i prodhimit “Sunshine Minting Inc.”, SHBA.

Faqe: Në qendër të monedhës ravijëzohet shqiponja e Kastriotëve dhe vlera emërore e kompozuar “100 Lekë”. Sipërfaqja e monedhës në krah të djathtë është mat, ndërsa pjesa tjetër e saj është e lustruar. Në hark ka të shkruar “LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT” si dhe vitet “1878-2013”.

Shpinë: Në qendër të monedhës ravijëzohet shtëpia muze ku është mbajtur Lidhja Shqiptare e Prizrenit së bashku me tre myshqeta (lloj pushke) që zvogëlohen në perspektivë, të cilat simbolizojnë bashkimin e të gjitha trevave shqiptare. Sipërfaqja e monedhës në krah të djathtë është mat, kurse pjesa tjetër e lustruar. Në hark në të majtë të monedhës ka shkrimin “SHQIPËRI- ALBANIA”, në të djathtë vitin “2013”.