100 Lekë "90- vjetori i Shpalljes së Pavarësisë", viti 2002, pa kurs ligjor
Vlera emërore | 100 Lekë |
Materiali | Ag 925/1000 |
Pesha | 30 g |
Diametri | 38 mm |
Tirazhi | 7000 |
Forma | e dhëmbëzuar |
Autori | Gentian Gjikopulli |
Vendi i prodhimit | "Kremnica Mint", Sllovaki |
Faqe: Në qendër të monedhës ravijëzohet imazhi i portretit të Ismail Qemalit si dhe vlera "100 Lekë". Në hark sipër ka të shkruar "Ismail Qemali", ndërsa në hark poshtë "Vlorë 1912 - 2002".
Shpinë: Në qendër të monedhës ka një libër dhe mbi të një pushkë dhe një penë. Në hark poshtë ka të shkruar "Shqipëri - Albania 2002".