Raporti i Stabilitetit Financiar 2007

Authori: Banka e Shqipërisë
Data e prodhimit: 25.09.2008
Data e shtypjes: 25.09.2008
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti i Stabilitetit Financiar
Analiza e karakteristikave të rreziqeve të veprimtarisë financiare në vendin tonë, tregon për rritjen e nivelit të përgjithshëm të rrezikut. Spektri i rreziqeve është zgjeruar gjatë vitit 2007 dhe kjo prirje do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti. Kjo ecuri diktohet nga zgjerimi i mëtejshëm i investimeve të sistemit financiar në aktive me kthim (dhe rrezik) më të lartë, nga zhvillimet e brendshme të ekonomisë, nga hapja e saj dhe nga integrimi gradual në tregjet financiare rajonale dhe globale. Megjithatë, në bazë të analizës së autoriteteve rregullative, përgjithësisht sistemi financiar paraqitet aktualisht i mbrojtur nga rreziqet që vijnë si rezultat i zhvillimeve të brendshme dhe të atyre rajonale e globale. Në këtë kuadër, nuk identifikohet ndonjë rrezik i cili ka mundësi të lartë materializimi dhe që mund të dëmtojë në mënyrë të menjëhershme dhe të rëndë, veprimtarinë e sistemit financiar. Ndonëse niveli i rreziqeve është i administrueshëm, rekomandohet rritja e kujdesit mbikëqyrës nga ana e autoriteteve rregullative të tregut financiar, nga vetë institucionet financiare dhe nga publiku.
Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu