BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
“Netët e Muzeut të Bankës së Shqipërisë” me lektor Dr. Gjon Boriçi në leksionin e radhës, në datën 6 tetor 2022, ora 18:00.

Data e publikimit: 04.10.2022

 

Dr. Gjon Boriçi, studiues i Institutit të Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA), Departamenti i Historisë Bashkëkohore, mban leksionin e radhës të ciklit “Netët e Muzeut”, me temë “Marrëdhëniet ekonomike Shqipëri – Kinë, kreditë akorduar Shqipërisë nga vendi gjigant aziatik 1954-1975 dhe perspektiva e këtyre marrëdhënieve”. 

Marrëdhëniet politike, diplomatike dhe mbi tё gjitha ekonomike me Republikën Popullore të Kinës kanë qenë guri i themelit tё çdo politike tё hartuar nga regjimi komunist shqiptar deri nё fundin e vitit 1978. Që pas çlirimit tё Shqipërisë dhe gjatë gjithë epokës sё ndarjes sё Evropës dhe botës nё dy kampe, Shqipëria do t'i qëndronte me fanatizëm deri nё fundin e regjimit komunist, modelit stalinist.

Ligjërata, që do të prezantohet, është mbështetur kryesisht në burime primare autentike arkivore shqiptare dhe britanike, shumica e tё cilave pasqyrohen pёr herё tё parё nё literaturën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke sjellë të dhëna interesante pёr kёtё periudhё. Nёpёrmjet hulumtimit tё kujdesshëm tё tyre, studiuesi përpiqet tё japë përgjigje tё mbështetura nё argumente tё cituara për herё tё parё se përse Shqipëria mbeti tërësisht vetëm dhe e izoluar, dhe çfarë përfitoi nga ndikimi kinez, lidershipi komunist duke përjashtuar totalisht çdo mundësi bashkëpunimi ekonomik dhe politik me Perëndimin.

Për të marrë pjesë në këtë aktivitet, jeni të lutur të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj, duke dërguar një email brenda datës 5 tetor 2022, ora 16:00 në adresën: [email protected]