Lista e pjesëmarrësve të përzgjedhur

Pjesëmarrësit e përzgjedhur janë institucione financiare, të cilat, pasi plotësojnë kriteret e vendosura nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, marrin të drejtën për të vendosur kërkesa për pjesëmarrje për vete dhe klientët e tyre në ankandet e titujve referencë (benchmark). Të drejtat dhe detyrimet e këtyre pjesëmarrësve si dhe të Ministrisë si autoriteti përzgjedhës, përcaktohen në kontratën e lidhur midis palëve. Pjesëmarrësit e përzgjedhur që kanë lidhur kontratë me Ministrinë quhen Zhvillues të Tregut.