Shërbimi i kujdestarisë së titujve shtetërorë
Mbështetur në aktet rregullative dhe marrëveshjeve të saj me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Banka e Shqipërisë administron sistemin e Regjistrit Qendror të Titujve Shtetërorë (AFISaR).
Ky sistem ndër të tjera mundëson:
- organizimin e ankandeve të titujve shtetërorë
- regjistrimin elektronik të titujve shtetërorë
- veprimet e shlyerjes së titujve në ankandin primar dhe tregun sekondar
- veprimet e shlyerjes dhe regjistrimit të marrëveshjeve të kolateralit financiar me titujt shtetërorë
Pjesëmarrësit në sistemin AFISAR mund të jenë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, sipas kushteve të përcaktuara në rregulloren e sistemit AFISaR dhe nënshkrimit të kontratës përkatëse me Bankën e Shqipërisë.