BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë dhe atë valutor në tremujorin e tretë të vitit 2004

Data e publikimit: 28.04.2005

 
Situata e likuiditetit në tremujorin e tretë të vitit 2004 u karakterizua nga tepricë likuiditeti megjithëse në nivele mesatare me të ulta krahasuar me tremujorin e kaluar. Për manaxhimin e likuiditetit, Banka e Shqiperisë ndërhyri me instrumentin kryesor të tregut në vlerë mesatare prej 2.8 miliardë lekë dhe paralelisht me të edhe me marreveshje riblerjeje me maturim njëmujor perkatësisht në muajt korrik dhe gusht. Me qëllim drejtimin e nivelit të yield-ve në nivelin e përcaktuar nga politika monetare, Banka e Shqipërisë kufizoi shumën e tërhequr në ankandet e marrëveshjeve të riblerjes me maturim njëjavor të zhvilluara në tre javët e fundit të muajit gusht dhe në dy javët e para të muajit shtator.