BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të parë të vitit 2016

Data e publikimit: 04.07.2016

 

1.1. Operacione të tregut të hapur

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, ndërhyrjet në tregun e parasë konsistojnë në operacionet e tregut të hapur për injektim të përkohshëm të likuiditetit, si dhe në transaksione shitblerjeje me të drejta të plota të bonove të thesarit në portofolin e Bankës së Shqipërisë me synim një rishpërndarje më të mirë të likuiditetit në sistemin bankar.