BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2017

Data e publikimit: 13.10.2017

 

1.1. Operacione të tregut të hapur

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2017, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në tregun e parasë nëpërmjet operacioneve të tregut të hapur për injektim likuiditeti. Ndërkohë, me qëllim administrimin e portofolit të saj të bonove të thesarit ka kryer veprime në treg sekondar.