BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020

Data e publikimit: 01.10.2020

 

1.1. Operacione të tregut të hapur dhe faktorët që kanë ndikuar mungesën e likuiditetit në sistemin bankar

Në tremujorin e dytë të vitit 2020, ndërhyrjet e BSh-së në tregun e parasë konsistuan në operacione të tregut të hapur për injektim likuiditeti.

Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë, ka qenë 33.63 miliardë lekë kundrejt 27.34 miliardëve lekë në 3-mujorin e mëparshëm dhe 26.88 miliardë lekë në 3-mujorin e dytë të vitit 2019.

Lexo tekstin e plotë