BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022

Data e publikimit: 23.09.2022

 

1.1. Operacione të tregut të hapur dhe faktorët që kanë ndikuar në mungesën e likuiditetit të sistemit bankar

Në tremujorin e dytë të vitit 2022, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë konsistuan në operacionet e tregut të hapur për injektim likuiditeti.

Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë, ka qenë 44.0 miliardë lekë, kundrejt përkatësisht 30.4 miliardë lekë dhe 42.4 miliardë lekë në 3-mujorët e mëparshëm.

Kërkesa e bankave për likuiditet në operacionet e Bankës së Shqipërisë, ka ruajtur prirjen rritëse pothuaj gjatë gjithë periudhës, duke u luhatur nga 39 miliardë lekë në fillim të periudhës në 46.40 miliardë në fund të saj. 

Lexo tekstin e plotë