BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023

Data e publikimit: 28.09.2023

 

1.1. Operacione të tregut të hapur dhe faktorët që kanë ndikuar mungesën e likuiditetit në sistemin bankar

Në tremujorin e dytë të vitit 2023, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë konsistuan në operacionet e tregut të hapur për injektim likuiditeti.

Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë është rritur në 45.41 miliardë lekë, kundrejt 34.89 miliardë lekësh në tremujorin e mëparshëm. Mungesa është kthyer në vlera mbi mesataren e vitit 2022 dhe është stabilizuar në fund të periudhës rreth nivelit 56 miliardë lekë, kundrejt 36 miliardë lekë në fillim të periudhës.

Lexo tekstin e plotë