BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të katërt të vitit 2007

Data e publikimit: 17.04.2008

 

Ndërhyrjet në tregun e parasë gjatë tremujorit të katërt të vitit 2007 përfshinë operacione të tregut të hapur, kryesisht për injektimin e likuiditetit në përgjigje të mungesës së tij në sistemin bankar.

Për të injektuar likuiditet, Banka e Shqipërisë ka përdorur gjatë gjithë periudhës marrëveshjen e anasjelltë e riblerjes me maturim njëjavor. Nëpërmjet saj janë injektuar mesatarisht 3.8 miliardë lekë në javë.

Për tërheqjen e tepricës së përkohshme të likuiditetit, Banka e Shqipërisë ka përdorur instrumentin e marrëveshjes së riblerjes me maturim njëditor, vetëm në një rast.