BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018

Data e publikimit: 29.03.2019

 

1.1. Operacione të tregut të hapur

Në tremujorin e katërt të vitit 2018, ndërhyrjet e BSH-së në tregun e parasë u realizuan nëpërmjet operacioneve në tregun e hapur për injektim likuiditeti. Në funksion të administrimit të mungesës së likuiditetit në sistemin bankar, si dhe të madhësisë së portofolit të titujve të Bankës së Shqipërisë, janë kryer edhe veprime në tregun sekondar të titujve.