BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të katërt të vitit 2019

Data e publikimit: 01.04.2020

 

1.1. Operacione të tregut të hapur

Në tremujorin e katërt të vitit 2019, ndërhyrjet e BSh-së në tregun e parasë konsistuan në operacionet e tregut të hapur për injektim likuiditeti. Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë, ka qenë 31.26 miliardë lekë kundrejt përkatësisht 33.61 miliardë lekëve, 26.88 miliardë lekë dhe 22.16 miliardë lekë në 3-mujorët e mëparshëm të vitit 2019.

Lexo tekstin e plotë