BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021

Data e publikimit: 29.03.2022

 

1.1. Operacione të tregut të hapur dhe faktorët që kanë ndikuar në mungesën e likuiditetit të sistemit bankar

Në tremujorin e katërt të vitit 2021, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë konsistuan në operacione  të tregut të hapur për injektim likuiditeti.

Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë, ka qenë  42.4 mld lekë kundrejt 41.9 mld  lekë në 3-mujorin e mëparshëm dhe 39.3 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të  një viti më parë. Gjatë vitit 2021, mesatarja e likuiditetit të injektuar ka qenë 38.1 miliardë lekë kundrejt 35.1 miliradë lekë në vitin 2020.

Lexo tekstin e plotë